Rasti “Klan Kosova”: OVL UÇK kërkon arrestimin e ministres Rozeta Hajdari

Organizata e Veteranëve të Luftës kanë kërkuar që ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari të arrestohet. 

Kjo pas vendimit për mbylljen e televizionit Klan Kosova, shkruan Portali Mërgata. 

Sipas ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL, UÇK, Faton Klinaku, ministrja e ka “vendin në burg”. 

“Sipas zhvillimeve, ajo ministre me siguri që e ka vendin në burg, e jo ta mbyllë një media”, ka thënë Klinaku në një postim në Facebook. /PortaliMërgata/