Rama paralajmëron pasoja për Kurtin: Nuk do të vazhdojë mirë për të

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka folur pas anulimit të mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Kosovës. 

Në një konferencë për media, ai ka folur edhe për draftin e Asociacionit që ua ka çuar ndërkombëtarëve, për të cilin ka thënë se është i një cilësie fort të mirë, shkruan Portali Mërgata. 

“Unë kam bërë një propozim. Ka edhe drafte tjera. As s’kam kërkuar t’i imponohej kujt. Gjëja më normale, unë s’pres që Vuçiq të thotë bravo, e as ta pranoj. Por pres nga kryeministri I Kosovës. Merre shihe njëherë se s’dihet. Është “top” se nuk e kam shkruar unë. Atë që e kanë marrë në Bruksel, Paris e Ëashington, kanë vetëm fjalë të mira. Ka një pengesë psikologjike që ka të bëj me natyrën e të gjithë politikën”, tha Rama. 

Rama paralajmëroi kryeministrin Kurti edhe për sanksionet që mund t’i ketë nëse vazhdon me veprime të tilla në veri. 

“Nuk vazhdon aspak mirë për kryeministrin e Kosovës Nuk do të jetë e mundur të jetë në instancat e ta përfaqësojë shtetin që përfaqëson. Ne kemi një vëllazëri që buron nga gjaku i njëjtë, kështu që ne do të vazhdojmë por nuk bëhemi palë në një absurd. Do të ishte tradhti e madhe që do t’i bëhej Kosovës. /portalimergata/