Rama i çon selam Kurtit dhe vartësve të tij: Ata që ma komentojnë draftin pa e parë, jetojnë në komunizëm

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë nuk ka hezituar t’i çojë mesazh kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe vartësve të tij në Vetëvendosje. 

Rama në një fjalim, teksa ka folur për draftin për Asociacionin që ia ka çuar shteteve të BE-së, ka thënë se ata që e komentojnë atë ende pa e parë “jetojnë akoma me komunizmin”, shkruan Portali Mërgata. 

 “Qëllimin me Kryeministrin e Kosovës e kemi të njejt, por rrugën për të qëllimi të ndryshëm, madje kohëve të fundit shumë më ndryëshe. 

Kursi i përplasjes me aleatët strategjik, për mua është një aventurë pa asnjë kuptim në gjith kotësinë e vet.” – është shprehur Rama 

“Ata që e kanë kundërshtuar pa ditur përmbajtjen fatkeqësisht si në Prishtinë e Beograd duke thënë nuk duhet të dëgjojnë propozim nga Shqipëria, u them 2 gjëra. Së pari ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha jo çfarë tha. Së dyti i them ky rajon nuk është vetëm i tyre. Nëse atyre i vjen më mbarë të luajnë luftash kur lufta ka çerek shekulli që ka mbaruar dhe asnjëra palë nuk i hap dot njëri tjetrit jo luftë por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty janë SHBA e NATO dhe aleatëve tanë po i mbaron durimi, u them ne nuk jemi të interesuar për luftë dhe jemi kundër asaj loje.” – ka thënë Rama. /PortaliMergata/