Kryeministri Edi Rama ka folur sot për marrëdhëniet me Serbinë gjatë konferencës me gazetarët pas paralajmërimeve që bëri javën e kaluar për çështjen e ndalimit të tre policëve të Kosovës nga Beogradi.
Ai theksoi se edhe pse marrëdhëniet me dy vendeve janë duke kaluar në këtë sprovë, marrëdhënia e tij personale mbetet shumë e mirë, madje shkojnë shumë mirë bashkë.
“Për mua është shumë e qartë ajo që ka ndodhur. Albini nuk ka dashur konfrontimin e drejtpërdrejtë për këtë temë”, ka thënë Rama.
“Mendoj se Shqipëria nuk është notere e çdo politike që ndjek Kosova, jemi dy shtete të barabarta. Qëndrimin jonë është të themi të vërtetën në sy dhe të mbajmë qëndrimet tona. Propaganda dhe fryma që mbajtën qytetarët ishte një gjë tjetër. Kjo që ndodhi nuk ishte normale, gjërat janë keq. Po përpiqen të shmang diçka më të madhe, po bëjmë diçka më të mirë. Ju mendoni se mua më jep kënaqësi fati që Albinit nuk i hapet asnjë derë nga zyrat e homologëve në Amerikë, përkundrazi me duket e tmerrshme. Unë nuk hyj tek ata që i konsiderojë partnerët ndërkombëtar si zoti vetë, zoti është mbi në dhe ndërkombëtarët. Në nivelin personal nuk ka asnjë problem, jam i gatshëm ta takojë në çdo moment, ju do habiteni se sa mirë shkojmë”, shtoi Rama.
Kujtojmë se tashmë Shqipëria ka ndërprerë çdo kontakt me Serbinë deri në lirimin e tre policëve të Republikës së Kosovës.