Rama çoi draft për Asocacionin, i kthehet Kurti: Çoje një për Preshevën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë një konference për media, Kurti i ka propozuar Ramës që ti propozojë një asociacion presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuqiç në lidhje me shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc.

“Nuk kam dyshim që kryeministri Rama, beson që propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu atëherë krejt cfarë propozoj që Rama, për pakicat kombëtare t’ia propozojë presidentit të Serbisë, Vuciq, më së largu në takimin e radhës të ballkanit të hapur, për shqiptarët në Preshevë, Medvjegjë dhe Bujanovc. Do duhej që këtë t’ia bënte presidentit të Serbisë, për Preshevë, Medvegjë, Bujanovc”, tha ai.

Më tutje Kurti bëri të ditur se nuk e ka parë draftin e propozuar nga Rama.

Theksojmë se nesër në Gjakovë pritet të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive.