Pushuesit kosovarë helmohen nga një material kimik në një hotel në Shëngjin

Në një hotel në Shëngjin ku po pushonin disa kosovarë, 9 persona janë helmuar nga një material kimik.

“Mendohet se kjo ka ardhur nga shkaku i një dezinfektimi me një material kimik, që ka ndikuar të kërkojnë ndihmë mjekësore”, deklaroi kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Ai shtoi se kjo nuk ka ndodhur nga ushqimi apo nga uji i pijshëm, Lajmi.net.

Kryetari Ndreu bëri të ditur se janë 9 persona që janë dërguar në spitalin e Lezhës dhe jo 50 siç është njoftuar më parë.

Ai sqaroi shkakun e kësaj ngjarjeje, në hotelin ku kanë banuar ata turistë kosovarë, derisa shtoi se çdo gjë është raportuar për mënyrën se si ka ndodhur kjo ngjarje, edhe në spitalin e Lezhës.

Ndërkaq kryetari Ndreu sqaroi se të gjithë personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë marrë raportet mjekësore përmes një kartele ku pasqyrohet e gjithë trajtimi mjekësor, që sipas tij këto janë çështje protokoli, ndryshe funksionon sistemi këtu në Shqipëri, ndryshe në Kosovë.

“Për të vertetuar në gjurmët në gjak për të përcaktuar mikroorganizma duhet minimalisht dy javë”, theksoi Ndreu.

Tutje, ai shtoi se standardet e ushqimit që ka Lezha nuk ka asnjë vend tjetër në rajon.