Publikohen pamjet: Milan Radojçiq ishte pjesë e terroristëve në veri

Ministri Xhelal Sveçla ka publikuar pamje të reja nga aksioni në veri të Mitrovicës.

Ai ka publikuar pamje nga droni ku shihet edhe i dyshuari Milan Radojçiq, shkruan Portali Mërgata.

Kujtojmë se Radojçiq është raportuar se është plagosur në aksionin e Policisë së Kosovës në veri.