Prishet miqësia: Berat Buzhala ia bën “bllok” Rron Gjinovcit

Dy shokët e vjetër të skenës politike kosovare, gazetari Berat Buzhala e analisti Rron Gjinovci, I kanë dhënë fund miqësisë mes tyre.  

Mollë sherri për prishjen e tyre u bë një postim i Gjinovcit i cili u konsiderua fyes dhe seksist nga gazetari Buzhala.  

Gjinovci, teksa I referohej një statusi të avokates për media, Flutura Kusari, këtë të fundit e ofendoi me fjalët “çfarë frizure”, shkruan Portali Mërgata.

Kjo për Buzhalën u cilësua e papranueshme, ai tha se kjo është thirrje seksiste, për të cilën Gjinovcin nuk mund ta ketë më shok.  

“Flutura eshte autoriteti ma i nalte i Kosoves, ne fushen e mediave, ne Evrope. Me e linçu ne kete forme? Me i hape komentet e egeresirave per nje gru, nane, bashkeshorte, profesioniste, vec pse ty te shkon ne nerva?”, shkroi Buzhala.  

Postimi i plotë i Buzhalës bashkë me fotografinë ku Gjinovci i kapet avokates së mediave:

Ka shume njerez qe me thojne se ti Berat ki faj per Rronin, sepse sipas tyne une e kam bo te famshem ne Pressing. Nuk mendoj qe eshte e sakte, sepse plote studiot jane te mbushuna me njerez si Rroni qe nuk i kam bo une t’famshem. Sido qe te jete, vjen nje moment qe duhesh me marre nje qendrim, edhe me u distancu. Ky eshte fundi i kesaj miqesie.   

Qysh eshte e mundun nje pjestar i shoqerise civile, nje njeri qe pretendon qe eshte i kulturuar dhe civilizuar me e pase kete postim? Jane 80 komente perfundi, te te 80’tat seksiste, mizogjeniste, shpifese, ofenduese dhe kercenuese.   

Fluturen ma shume e kam kundershtare, se sa mikeshe. Cdo dite me kritikon, ma ndale telefonin, m’shane (privatisht), mirepo une vazhdoj me e pa si njeriun ma kredibil per gazetarine ne Kosove dhe rajon.   

Flutura eshte autoriteti ma i nalte i Kosoves, ne fushen e mediave, ne Evrope. Me e linçu ne kete forme? Me i hape komentet e egeresirave per nje gru, nane, bashkeshorte, profesioniste, vec pse ty te shkon ne nerva?   

E papranueshme. Unfriend. Block.