Policia serbe vret Faton Hajrizin

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit është likuiduar.

“Anëtarët e policisë vranë një vrasës policie në afërsi të Loznicës”, tha Daçiq.

Ministri Daçiq ka dalë në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se Faton Hajrizi qëlloi Nikolla Krsmanoviqin dhe plagosi kolegun e tij Vjekoslav Iliq në Loznicë. Policia është vënë në kërkim intensiv.