Policia e Kosovës ka lëshuar një apel për mërgimtarët.
Institucioni në fjalë ka thënë se ata mund të përdorin edhe pikëkalimet tjera kufitare, dhe jo veç atë të Merdares, shkruan Portali Mërgata.
Kjo për shkak të tollovisë së shkaktuar në kufi.
Njoftimi dhe thirrja e plotë e policisë:
NJOFTIM PËR MEDIA
Për shkak të fluksit të madh në disa nga pikat e kalimit kufitar (pritjeve që po shkaktohen, në veçanti në pikën kufitare në Merdar), me qëllim të lehtësimit dhe ikjes së pritjeve të gjata, Policia e Kosovës njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët për mundësitë e kalimit në pikat e tjera të kalimit kufitar, si dhe i lut qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera me Serbinë siç janë : PKK Muqibab, Jarinje, Bernjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve.
Njëkohësisht ju mund t’i referoheni ËEB – it të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, ku dhe gjeni raportimin mbi fluksin në pikë kalimet kufitare. /PortaliMërgata/