Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Rufc i Ri në Lipjan ku dyshohet se janë vrarë tre persona.
Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, shkruan Portali Mërgata.
Sipas zëdhënëses së policisë, Flora Ahmeti, policia ka hasur në tre trupa të pajetë kur ka arritur në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilëve është konstatuar nga stafi mjekësor.
“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.
Deri më tani nuk dihet ende nga kush apo pse janë vrarë tre personat që janë gjetur pa shenja jete, ndërsa Portali Mërgata do t’ju mbajë të informuar tutje rreth ngjarjes. /PortaliMërgata/