Policia gjermane gjobit autobusin nga Kosova: Vozitje e çmendur dhe mungesë e një shoferi

Një patrullë e inspektoratit të trafikut të qendrës së policisë në Hessenin jugor ka kontrolluar një autobus nga Kosova në Autostradën 67 afër qytetit Viernheim të enjten në mëngjes.

Autobusi u kishte rënë në sy që më parë punëtorëve të rendit, pasi ai po parakalonte lehtësisht disa autobusë të tjerë në autostradë.

Prandaj, zyrtarët kanë ndjekur autobusin dhe kanë regjistruar me atë rast një shpejtësi prej rreth 115 kilometra në orë, shkruan bergstraesser-anzeiger.de.

Vetëm dy, në vend të tre shoferëve

Për këtë arsye autobusi është ndaluar nga hetuesit dhe është ekzaminuar. Automjeti është regjistruar se drejtohej nga tre shoferë. Por, në autobus u gjetën vetëm dy sosh

Gjetjet e mëtejshme zbuluan se pajisja e integruar e kontrollit analog në autobus, ishte manipuluar. Kjo i kishte mundësuar automjetit të lëvizte pothuajse dhjetë për qind më shpejt, por pajisja e kontrollit regjistronte një maksimum prej 100 km/h.

Përveç kësaj, dy drejtuesit e mjeteve janë përpjekur të maskonin kohën e vozitjes dhe pushimit.

Për sigurimin e gjobave përkatëse dhe procedimit penal, shoferëve dhe kompanisë i është mbajtur një depozitë sigurie prej 5500 eurosh.