Polici gjakovar nuk pret ‘1 minut’ më shumë, largohet nga Kosova direkt: Mirupafshim vendlindja ime!

Nga sot qytetarët e Kosovës mund të lëvizim lirshëm pa viza në vendet e zonës shengen.

E njëri prej tyre nuk ka pritur shumë gjatë. Ai është larguar nga Kosova qysh ditën e parë të vitit 2024.

Bëhet fjalë për zyrtarin policor, Hikmet Bajrami nga qyteti i Gjakovës. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

‘’Mirupafshim vendlindja ime’’, ka shkruar Bajrami në rrjetin social në Facebook.