Një zyrtar policor i Kosovës ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Rogoçicë të Kamenicës.
Portali Mërgata mëson se bëhet fjalë për Agim Maliqin.
Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje në lidhje me rastin.
“Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile”, ka thënë policia.
Po ashtu është bërë e ditur se në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rastin.