Piktori nga mërgata ndryshon mbiemrin, nga “Beqiri” e bën “Dardania”

Një mërgimtar nga Zvicra ka ndryshuar mbiemrin e tij.

Bëhet fjalë për piktorin Ramë Beqiri, i cili nga tash do ta ketë mbiemrin “Dardania”, shkruan Portali Mërgata.

Këtë, ai e ka bërë të ditur vet me anë të një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Nga sot edhe zyrtarisht do kem mbiemrin e ri.

Mbiemër historik i trashigimisë së familjes sime nga toka Dardane.

Me kënaqësi do të prezentohem kudo në botë me mbiemrin Dardan.

Në pritje edhe të shtetësisë Shiptare.

Procedurë shumë e lehte i falemderoj punonjësit e shtetit që janë shumë punëtor e shumë profesional. /PortaliMërgata/