Përparim Rama godet LDK-në: S’jam pjesë e kësaj partie

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama gjatë një interviste në Kanal 10 ka deklaruar se nuk i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më tutje ai ka thënë se kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun i kanë ndarë detyrat.

“Unë e shohë mundësinë perfekte për bashkimin e të gjitha forcave që e ndihmojnë zhvillimin e kryeqytetit, kam garuar me Lidhje Demokratike të Kosovës dhe normal që jam partner i ngushtë i LDK-së por nuk jam anëtar i kësaj partie.Jam marrë vesh me Lumir Abixhikun që ai të merret me partinë ndërsa Rama të merret me kryeqytetin’’, ka thënë Rama.

Më tutje Rama thekson se qytetarët të çmojnë pavarësisht se në çfarë partie je.