Përfundoi me sukses trajnimi i parë në kuadër të programit “Fuqizimi i të rinjve 2023”, nga Coca-Cola HBC Kosova dhe ICK

Ka përfunduar me sukses grupi i parë i trajnimit të programit për këtë vit “Youth Empowerment 2023”, bashkëpunim mes Coca-Cola HBC Kosova dhe ICK. I mbajtur mes datave 22 – 24 gusht, programi ofroi një seri ligjeratash të fokusuara në aftësitë e buta, biznes -financa dhe marketing dixhital. 

“Angazhimi me këta të rinjw ishte një përvojë vërtet shpërblyese. Përfshirja e tyre aktive përmes debateve, diskutimeve dhe interesit të madh për të kuptuar tregun kosovar të punës i bëri seancat me të vërtetë pasuruese”, thekesoi Znj. Gladiola Strugaj, e cila foli për temën e e aftësive të buta . 

Znj. Elvira Ibrahimi Hoti dhe Z. Oltion Beshiri, të cilët mbajtën leksione për biznesin – financat si dhe marketingun dixhital, shprehën gjithashtu dëshirën e tyre për të vazhduar bashkëpunimin me këtë grup të rinjësh të motivuar. Ata vlerësuan përkushtimin dhe qasjen proaktive të treguar nga pjesëmarrësit gjatë tre ditëve të trajnimit intensiv. 

Pjesëmarrësit, të cilët u mblodhën në hapësirat e ICK-së, mirëpritën programin e mirëstrukturuar të trajnimit, temat e tij gjithëpërfshirëse dhe diskutimet përmbajtësore. Fuad Curri, një nga pjesëmarrësit, u shpreh i kënaqur duke u shprehur se “Trajnimi ishte shumë i dobishëm, duke rritur ndjeshëm zhvillimin tonë profesional”. Liria Ajeti, një tjetër pjesëmarrëse, u zotua se do t’ua rekomandojë miqve të saj programin prestigjioz “Shaping the Future”. 

Pjesëmarrës të tjerë, duke përfshirë Yll Miftari, Arba Kelmendi dhe Njomza Arifi, theksuan se programi ishte një përzierje e vlefshme e ligjëratave teorike dhe ushtrimeve praktike.

Iniciativa “Fuqizimi i të rinjve 2023” do të ofrojë trajnime për 700 të rinj në mbarë Kosovën, duke përfshirë aftësitë e biznesit, mediat sociale, financat dhe aftësitë praktike për tregun e punës. Trajnimet do të zhvillohen në tre grupe gjatë gjithë vitit.

Kjo nismë përputhet me strategjinë gjithëpërfshirëse të Coca-Cola HBC, duke synuar fuqizimin e një milion individë të rinj në 29 vende, në përputhje me objektivat e programit “Qëndrueshmëria 2025”.

Për më shumë informacion rreth programit, vizitoni faqen zyrtare të projektit: https://www.coca-colaperkrahrinine.com