Partia Demokratike e Kosovës, nga e hëna do të hap dyert për mërgatën.
Në selinë e saj qendrore ata do të presin mërgimtarë nga të gjitha vendet e botës, të cilët me të madhe kanë ardhur në Kosovë në këtë sezon të verës, shkruan Portali Mërgata.
Takimet në seli do të zgjasin deri më 6 gusht.
Njoftimi i plotë nga PDK:
Të dashur bashkatdhetarë,
Nga dita e hënë, 24 korrik, Partia Demokratike e Kosovës, për të dytin vit me radhë hap dyert e selisë qendrore për të ju pritur e diskutuar së bashku për atdheun tonë, Kosovën.
Takimet në kuadër të “Ditëve të Mërgatës” do të zgjasin deri më 6 gusht prej orës 09:00 deri në orën 16:00.
Ju presim krahë hapur. /PortaliMërgata/