Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës vendosën sot në foltoren e kuvendit, pankartë me mbishkrimin “Zdravo”.
Teksa filloi deklarimin deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, deputetet e opozitës, Floretë Zejnallahu dhe Blerta Deliu Kodra vendosën pankarta me mbishkrimin “Zdravo” në foltore dhe pranë ulëses së kryeministrit, Albin Kurti.
Pankartë “Zdravo”, u vendos duke iu referuar përgjimeve të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me nënkryetarin e Listës Srpska Slavko Simiq.