Pas takimit të sotëm me ambasadorët e QUINT, Kurti thërret konferencë për media

Ambasadorët e QUINT-it i kanë shkuar sot sërish në zyrë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar rreth situatës në veri të vendit pas zgjedhjeve.

Menjëherë pas takimit, Zyra e Kryeministrit ka paralajmëruar konferencë për media në ora 11:00 në ndërtesën e Qeverisë, shkruan Portali Mërgata.

Ambasadorët që morën pjesë në takim nuk kanë pranuar të flasin para kamerave.

Nuk dihet ende cila është arsyeja e konferencës së thirrur nga Kurti, ndërsa kujtojmë se gjatë ditëve të fundit i njëjti ka deklaruar se nuk “lëshon pe” për situatën e krijuar në veri pas zgjedhjeve atje, të cilat po kundërshtohen nga serbët. /PortaliMërgata/