Pacolli: Gjërat s’po shkojnë mirë për ata që më lënduan

Edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar për aferën e përgjimeve në të cilën është përfshirë Mimoza Kusari – Lila, që dikush ishte pjesë e partisë së tij. 

Në një postim në Facebook, Pacolli ka thënë se gjërat nuk po shkojnë mirë për njerëzit që ai thotë se e lënduan në të kaluarën, duke iu referuar Mimoza Kusari Lilës, shkruan Portali Mërgata. 

“Karma ekziston”, shkroi ai. 

Postimi i plotë: 

Gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë për njerëzit që në të kaluarën më lënduan, më zhgënjyen, u përpoqën të më mashtronin. Unë nuk jam shqetësuar kurrë për këtë, sepse kam qenë i bindur që nuk kam pse të hakmerrem me askënd. Karma ekziston!. /PortaliMërgata/