Pas paralajmërimeve nga Franca se mos-deeskalimi i gjendjes në veri i rrezikon heqjen e vizave, presidentja e vendit, Vjosa Osmani i është përgjigjur homologut të tij francez, Emanuel Macron.
Në një deklarata dhënë para mediave, Ismani ka thënë se nëse do të pezullohej liberalizimi, atëherë do të vritej krejtësisht dialogu
“Unë do të thosha që kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës. Dhe një ndëshkim i tillë i paprecedentë, që edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut. Nuk ka më askush mandat që të shkojë në Bruksel, kur populli i Kosovës ndëshkohet”, ka thënë Osmani gjatë një vizite te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë në Ditën e të zhdukurve.