“O i mjerë, o qen” – Momenti kur gjykata e dënoi me burg të përjetshëm Dardan Krivaqën

Gjykata Themelore e Ferizajt e ka shpallur sot aktgjykimin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit.

Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm e Sejdiu me 15 vjet burgim.

Në momentin kur kryetari i trupit gjykues e shpalli aktgjykimin, në sallë shpërthyen duartrokitjet e brohoritjet “bravo”. Aty u dëgjua edhe një grua, e cila iu drejtua Krivaqës me “o i mjerë”.