Nxirret vetura që ra në Lepenc, ka trupa brenda

Ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin në sipërfaqe veturën që ndodhej brenda lumit Lepenc. Ajo që tashmë është konfirmuar edhe nga gazetari i Klan Macedonia nga vendngjarja.

Vetura është e familjes nga Kosova dhe brenda saj ka trupa njerëzish.

Nga policia njofuan se me urdhër të prokurorisë është arrestuar shoferi 64 vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se ka përplasur me veturën e tij automjetin me të cilën udhëtonin familja nga Kosova. Ndërsa nga prokuroria kanë dhënë versionin  fillestar se si mund të ketë ndodhur aksidenti.

“Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur vetura Volkswagen Touran me targa maqedonase ka tejkaluar një kolonë veturash. Në momentin kur ka arritur paralelisht me një veturë BMW me targa kosovare që lëvizte në të njëjtën kolonë, dy automjetet janë afruar dhe janë përplasur anash, pas së cilës vetura kosovare me katër pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në lumin Lepenc”, thonë Prokuroria.

Aksioni vazhdon në mënyrë të koordinuar mes pjesëtarëve nga MPB dhe Armata e Maqedonisë dhe FSK-ja, bashkë me vullnetarë të tjerë.