Nuk përmbahet Mero Baze: Këshilltarët e Kurtit në Shqipëri s’i njeh as pallati ku banojnë

Gazetari Mero Baze është tallur me këshilltarët tiranas të kryeministrit Albin Kurti. Ai ka thënë se ata në Shqipëri janë njerëz anonim, që nuk i njeh as pallati ku kanë banuar. Sipas tij, ata janë si mbetje toksike, të cilëve duhet gjetur vendi për ta shpëtuar mjedisin nga helmimi. 

Gazetari shqiptar Mero Baze ka kritikuar ashpër “Grupin e Tiranës”, të cilët këshillojnë kryeministri e Kosovës, Albin Kurti. 
Ai ka thënë se ata janë emisarë të shefit të qeverisë për t`i sulmuar aleatët më besnik të shtetit të Kosovës. 

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Baze ka vlerësuar se Kurti i ka gjetur të ngjashmit e tij në Tiranë, ngase ai nuk beson tek njerëzit nga Kosova. 

Duke ironizuar me këtë grup, gazetari shqiptar ka thënë se në Shqipëri ata nuk i njeh as shkalla e pallatit ku kanë banuar. 

Baze ka dënuar gjuhen e tyre ndaj aleatëve të Kosovës, duke shtuar se çdo mesazh i tyre është mesazh lufte i shtetit të Kosovës ndaj SHBA-së. 

Sipas tij, ata janë si mbetje toksike, të cilëve u duhet gjetur vendi për ta shpëtuar mjedisin nga helmimi. 

Në këtë intervistë të gjatë, gazetari i njohur shqiptar ka folur edhe për draftin e kryeministrit Edi Rama për Asociacion. 

Ai ka thënë se në këtë rast kryeministri shqiptar ka bërë detyrën e tij. 

Duke komentuar kritikat që Rama ka marrë në Kosovë për këtë propozim, Baze ka thënë se këshilltarët e Albin Kurtit ndjehen të tradhtuar pse Edi Rama nuk ka mbështetur marrëzinë e kryeministrit kosovar.