Një pikë statike e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, është sulmuar mbrëmë me koktej molotovi.
Nga policia kanë deklaruar se sulmi ndaj pikës statike të policisë është bërë me mjete plasëse dhe koktej molotovi, shkruan Portali Mërgata.
Pika policore është djegur ndërsa nuk dihet nëse ka zyrtarë policorë të lënduar.
Sulmi ndaj policisë në veri vjen vetëm një ditë pas vizitës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në veri të vendit, ku ua uruan festën e Kurban Bajramit zyrtarëve policorë atje.
Me rastin e vizitës në veri, Kurti ka shfrytëzuar rastin të falënderojë policët për gjithë kontributin e tyre. /PortaliMërgata/