Nis tërheqja e Njësive Speciale nga veriu

Marrëveshja e Bratisllavës për tërheqjen e zyrtarëve policor nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës ka filluar të zbatohet. 

Marrëveshja e Bratisllavës mesa duket do të fillojë të zbatohet të enjten, më 13 korrik, tre ditë pasi ishte arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës në veri të vendit. 

Burimet e RTV Dukagjini mësojnë qe pas një muaji e gjysmë, trupat e njësisë më elitare të Policisë, do të largohen nga objektet komunale të Zveçanit dhe Zubin Potokut. 

Por, kjo nuk do të ndodhë në Leposaviq, marrin vesh burimet e RTV Dukagjinit. 

Kjo vjen pas një marrëveshje e së martës ne Bratisllavë ku në piken e parë të saj thuhet që Kosova zotohet që do të filloj tërheqjen e zyrtarëve policor në masë 25%.