Nëse fëmijët e juaj e përdorin këtë aplikacion në telefon, këto janë gjërat që duhet të dini

Aplikacioni Snapchat është tashmë shumë i popullarizuar në mesin e adoleshentëve.

A e përdor edhe fëmija juaj?

Nëse po, atëherë është mirë të dini disa gjëra rreth këtij aplikacioni, i cili përdoret më së shumti nga të rinjtë, shkruan Portali Mërgata.

Snapchat është aplikacion që lejon përdoruesit të dërgojnë foto dhe video të ndryshme me përdoruesit e tjerë (shokët që krijohen në këtë aplikacion).

Por, ndryshe nga fotot dhe videot që dërgohen në aplikacionet e tjera, në Snapchat këto foto dhe video zhduken pas disa sekondave që janë hapur.

Ky aplikacion megjithatë ka disa rreziqe, andaj është e rëndësishme që prindërit t’i dijnë ato.

Çfarë është Snapchat?

Snapchat i lejon përdoruesit të dërgojnë foto dhe video të kufizuara në kohë, të cilat mund të jenë ndonjëherë edhe të sikletshme apo “budallaqe” që bëjnë të rinjtë, pa pasur frikë që ato imazhe mund të ruhen përgjithmonë.

Adoleshentët e kanë gjetur këtë aplikacion si një formë të re për të bashkëvepruar, e cila është edhe argëtuese për ta.

Por, pasi që dihet se këto imazhe që dërgohen zhduken pas disa sekondave, kjo ka rritur edhe tendencën tek të miturit për të dërguar fotoimazhe të sikletshme tek shoqëria, ndonjëherë edhe imazhe të dyshimta.

Andaj, të gjithë prindërit duhet të dinë se nuk duhet t’i besojnë këtij aplikacioni 100%. Kjo për shkak se edhe pse imazhet në Snapchat zhduken, ato mund të fotografohen nga personi tjetër, gjë për të cilën aplikacioni ju njofton.

Pra:

1. Ju dërgoni një foto

2. Shoku/shoqja juaj e hap këtë foto e cila zhduket pas 10 sekondave, por ka mundësi ta bëj “screenshot”, pra ta fotografojë

3. Ti nuk mund ta dish nëse ajo foto do të shpërndahet

Për siguri, prindërit është mirë të bisedojnë me fëmijët e tyre për secilin aplikacion që ata përdorin dhe gjithashtu t’ju sqarojnë për besimin që duhet të kenë në rrethin dhe shoqërinë, në mënyrë që fëmijët të mos kenë asnjëherë probleme me shpërndarjen e imazheve të tyre të cilat ata nuk i shpërndajnë vullnetarishit e as publikisht, por me shoqërinë të cilëve ju besojnë. /Portali Mërgata/