Nesër, serbët pritet të festojnë festën e Vidovdanit.
Por, kësaj radhe Vidovdani i serbëve ka rastisur në datë të njëjtë me festën e Kurban Bajramit, që e festojnë shqiptarët e besimit musliman, shkruan Portali Mërgata.
Serbët kësaj radhe kanë paralajmëruar tubime të mëdha, ku gjatë herave të kaluara nuk kanë munguar as provokimet nga ana e tyre.
Policia e Kosovës, gjithmonë për festën e Vidovdanit ka realizuar plane operacionale në mënyrë që festa të shkojë qetë dhe të mos lejohen provokimet nga ana e qytetarëve të nacionalitetit serb.
Zakonisht serbët kanë festuar për Vidovdanin nëpër objektet fetare si kisha, ndërsa shpesh herë kanë udhëtuar edhe nga Serbia për në Kosovë për këtë festë, andaj edhe numri i zyrtarëve policorë dhe kontrolleve policore rritet në këtë ditë.
Ata shkojnë zakonisht në vendbanimet e serbëve në Kosovë, duke festuar kështu 28 qershorin.
28 qershori, apo Vidovdani, festohet në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389.
Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb, Lazar, apo siç njihet ndryshe me emrin “Car Lazar”. /PortaliMërgata/