Ndodh edhe kjo: 63-vjeçari sulmon seksualisht 13-vjeçaren në Prishtinë

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në rrugën ‘Qemajl Stafa’ në kryeqytet, ku një person dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se është arritur që të arrestohet personi i dyshuar, i cili është 63-vjeçar.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku para organeve të hetuesisë ka dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin. Në kuadër të veprimeve hetimore, edhe viktima është intervistuar në praninë e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.