“Ndërkombëtarët do ta humbin durimin” – Çka po paralajmëron ish-presidenti serb?

Duke folur për tensionet e ashpra në pjesën veriore të Kosovës, ish-Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, thotë se në kuptimin afatgjatë “po dobësohen” pozitat edhe të Kosovës edhe të Serbisë ku mundësia është që bashkësia ndërkombëtare të humbet durimit dhe të imponojë zgjidhje, derisa Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i quajti “jashtëzakonisht të vyeshëm për njëri-tjetrin”. 

“Sepse, sipas modelit të vjetër, kur komuniteti ndërkombëtar humbet durimin, do të imponojë një zgjidhje e cila nuk do t’i përshtatet asnjërit në fund. Unë dëgjoj fjalët e përfaqësuesve ndërkombëtar dhe të Escobar-it, dhe të gjithë ata janë të pakënaqur me mënyrën siç po shkojnë gjërat”, ka thënë Tadiq, siç e citoi “Nova”. 

Për Kurtin dhe Vuçiqin, ai pati shumëçka për të thënë. Madje duke iu quajtur edhe “të njëjtë”. 

“Kur forcat speciale të Kosovës, kjo përdoret nga vuçiq si arsye të thotë ‘mos protestoni në Beograd…e njëjta vlen për Kurtin, i cili po provon të shtrojë kohezion në elektoratin e tij. Kemi dy politika që kanë një pikë prekjeje, dhe pavarësisht faktit se në paraqitje duken të ndryshën, ata në fakt korrespondojnë për kohezion të brendshëm”, ka thënë Tadiq.