“Ndalni marrëzitë” – Clinton del me deklaratë për zhvillimet në veri

Ish-presidenti i ShBA-së, Bill Clinton, ka mbajtur një fjalim në Shqipëri, ku u nderuar me një medalje nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Në fjalimin e tij të gjatë, Clinton përmendi edhe çështjen e katër komunave në veri të Kosovës, duke theksuar se po ndodhin gjëra që do të donte të mos ndodhnin kurrë. 

Madje, në fjalimin e tij, ish-presidenti amerikan që autorizoi bombardimet ndaj Jugosallvisë, të cilat sollën çlirimin e Kosovës, theksoi se marrëzia duhet të ndalet. Në fjalën e tij para mijëra shqiptarëve në Tiranë, Clinton vlerësoi se shqiptarët i krijuan “katër qytezat” në të mirë të serbëve. 

“Ne duhet të diskutojmë për gjërat. Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do të doja të mos të kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër bashkiakë më tepër. Kështu që mendoj tani se kanë bërë një gabim që nuk votuan, mendoj se është e lehtë për shqiptarët për shqiptarët tashmë në shumicë që të përpiqen që përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre.” – deklaroi ai. 

Tutje, ish-presidenti amerikan vlerësoi se gjëja më e rëndësishme tani është që të ndalet “kjo marrëzi”, siç iu referua situatës së tensionuar në katër komunat në veri. 

“Por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është të ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe mund të avancohet duke pasur tensione? Ka njerëz që jetojnë aty, kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjë.” – theksoi ai. 

“Në qoftë se mendoni për këto katër komuna, shumë larg nga çdo laboratorë shkencor ku modelohet sjellja se çfarë po e nxitë botën sot, del se kjo ndodh kryesisht sepse shumë vende drejtohen nga vende që preferojnë dominimin në vend të bashkëpunimit, në vend të ndarjes së një të ardhme.” – shtoi Clinton. 

Ndryshe, kryeministri Edi Rama i Shqipërisë u shpreh sot me emocion para Presidentit Clinton në një fjalim të mbajtur në një ceremoni të veçantë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kushtuar vizitës së ish-presidentit të ShBA-ve, Bill Clinton. 

“Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua se sa të përpiqëm të flaës tani këtu duke e ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njëri të cilit qysh përpara se sa të hyja në jetën e përditëshme politike ja kam parë dëgjuar lexuar fjalimet drejt një bote më të mirë. Në kërkimin e një prosperiteti e dashurie mes njerëzve ku rruga është vet qëllimi i të gjitha përpjekjeve”, tha Kryeministri Rama. 

Kryeministri Rama shprehu admirimin e tij për Presidentin Clinton duke theksuar se ishte një udhëheqës i rrallë që hapi shtegun për politikën e tretë në Evropë, duke dhënë një kontribut historik jo vetëm për Amerikën, por edhe për shpirtin reformist të Evropës. 

“Presidenti Clinton ia rrëmbeu zemrën Amerikës dhe frymëzoi Evropën e botën e mbarë me forcën unikale të fjalë së tij. Ai parandeni si vëllain e tij Tony Blair dhe hapi shtegun e rrugës së tretë në politikën evropiane duke thënë një kontribut historik jo vetëm për Amerikën por për krejt shpirtin reformist të Evropës”, u shpreh Kryeministri Rama.