Nasim Haradinaj ia kris këngës me çifteli pas lirimit nga Specialja

Nasim Haradinaj është kthyer në Kosovë pasi ka kryer dënimin në Hagë.

Haradinaj sot u prit nga bashkëluftëtarë në një odë në Gllogjan të Deçanit.

Ai u pa duke i rënë çiftelisë dhe duke kënduar me bashkëluftëtarë të tij.

Ne ju sjellim pamjet ku Nasimi ja ‘krisë’ çiftelisë në një odë.