Kompani të shumta të autobusëve nga Republika e Kosovës, kanë shërbyer si mjete transporti për qytetarët serbë më 26 maj të këtij viti.
Kjo pasi që të njëjtat kompani i kanë bartur qytetarët serbë nga Kosova për në Beograd, ku të njëjtit kishin për të marrë pjesë në tubimin e thirrur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan Portali Mërgata.
Por, kjo si duket nuk ju ka pëlqyer disa qytetarëve serbë në Serbi, të cilët kanë shfrytëzuar momentin për të ngacmuar shoferët kosovarë të autobusëve nga Kosova.
Në një video që po qarkullon në Tëitter, një qytetare e Serbisë dëgjohet duke biseduar me shoferët e këtyre autobusëve dhe duke u tallur me ta.
Ajo ua përmend atyre edhe heroin Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Duke i provokuar, e njëjta ju drejtohet shoferëve kosovarë duke u thënë se Skënderbeu ishte serb. /Portali Mërgata/
https://twitter.com/HorheValdano/status/1662184806300413952