Boksieri shqiptar, nipi i Luan Krasniqit, Ardiani, e ka fituar meçin për WBO Intercontinental, kundër boksierit nga Uganda, Saul Ivan Male.
Për të po flitet ende në Kosovë, pasi që fansat po pyesin nëse Ardiani do të jetë pasardhësi i ish-boksierit profesional, Luan Krasniqit.
Krasniqi meçin e fitoi në raundin e parë me një goditje të fuqishme, ku kundërshtarin e rrëzoi në tokë pa i dhënë mundësi që të ngrihej.
Fitore po atë natë mori edhe boksieri tjetër shqiptar, Altin Zogaj, i cili me vendim të gjyqtarëve fitoi kundër boksierit nga Tanzania, Joseph Maigwisya.