Momenti kur Ermal Panduri e përjashton nga emisioni analistin që gati sa nuk u rrah me Astrit Gashin

Në “Debat Plus” nga Ermal Panduri ka shpërthyer debat i madh mes panelistëve.

Panelisti Afrim Çaka i është drejtuar analistit Astrit Gashi me fjalët “llafet i ke pak nga Serbia”, shkruan Portali Mërgata.

Kaq nevojitej që gazetari Gashi ta humbte kontrollin duke bërtitur brenda studios ndaj panelistit Çaka, të cilit i kërkonte shpjegim.

“Kthemu, çka jam i Serbisë unë, a e di çka është mem thanë i Serbisë mu, për këtë ta kapi fytin”, tha me nervozizëm të lartë Gashi.

Në këtë gjendje, moderatori i njohur Ermal Panduri ka reaguar duke e larguar nga studio Çakën, pasi që tha se i njëjti nuk mund të akuzojë me kësi lloj fjalori panelistët e tjerë.

“Ju lutem e lironi studion, nuk mund t’ju lejoj t’i thoni ashtu”, ka thënë Panduri.

Duke parë situatën dhe tensionin e krijuar, moderatori ka kërkuar që regjia të shfaq pamje të tjera në television deri sa të qetësohet situate. /PortaliMërgata/