Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë vizituar nga afër dronët “Bayraktar TB-2” të cilët Qeveria e Kosovës i ka blerë nga Turqia.
Gjatë vizitës, Kurti ka deklaruar se për dy vjet qeverisje kanë shtuar mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë, shkruan Portali Mërgata.
“Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka deklaruar Kurti. /PortaliMërgata/