Molliqaj thotë se partia e tij përkrahet nga disa mërgimtarë, u bën thirrje t’i takojë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, u ka bërë thirrje mërgimtarëve që janë për pushime në Kosovë që ta takojnë atë. 

Ai këtë apel e ka bërë përmes një postimi në Facebook, shkruan Portali Mërgata. 

Në postimin e tij, Molliqaj ka thënë se ka shumë mërgimtarë që PSD-në e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj. 

Postimi i plotë i tij: 

Të dashur mërgimtarë 

Përgjatë këtyre viteve, vazhdimisht na keni shkruar për kritika e sugjerime. Shumë nga ju na keni mbështetur për aktivitetin tonë opozitar. 

Ju që jeni në Kosovë, dhe keni dëshirë të takohemi, na shkruani në rrjetet tona sociale. Me shumë dëshirë diskutojmë bashkë për çështjet që na interesojnë. 

Mirë u takofshim dhe paqi pushime të mbara!./PortaliMërgata/