Mjeku mërgimtar ia shpëton jetën një të riu në aeroplan

Nuhi Arslani, mjeku nga Stuga sot ka bërë heroin.

Ai i ka shpëtuar jetën një djali të ri i cili kishte pësuar kollaps duke humbur vetëdijen dhe duke qenë në rrezik për jetë, shkruan Portali Mërgata.

Arslani reagoi shpejtë, dhe siç përshkruhet nga dëshmitarët e rastit, ai ia shpëtoi jetën të riut.

Më poshtë keni rrëfimin e një dëshmitari që ka qëlluar të jetë në vendngjarje.

“Nuhi Arslani, MD, MRSc, PhD, mjeku i cili i shpëtojë jetën një të riut në Aeroplan, gjatë fluturimit nga Prishtina në Vjenë. Sot, gjatë fluturimit me Aeroplan (ëizz Air) nga Prishtina për në Vjenë, një djalë i ri pësojë një kollaps. Për disa minuta ai humbi vetëdijen dhe pothuajse ishte në rrezik që edhe jetën ta humbë. Për fat të mirë, në Aeroplan ishte edhe mjeku shqiptar nga Struga, Dr. Nuhi Arslani, i cili reagojë menjëherë dhe shumë shpejt e kthej në jetë. U emocionova shumë, gati e humbëm një djalë të ri shqiptar por, në të njëjtën kohë pata një ndjenjë gëzimi që ne si komb kemi njerëz të zot dhe kompetentë në të gjitha fushat. Të riut që pësojë kollaps i urojë shërim të shpejtë dhe jetë të gjatë, ndërkaq, Dr. Nuhiut, shumë suksese në punë respektivisht profesionin e tij si mjek dhe profesor”, shkroi ai.