Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari ka çuar padi në Gjykatë kundër gazetarit Berat Buzhala, gazetës së tij “Nacionale” si dhe zyrtarit të ministrisë, Enver Hajrullahu.
Këtë veprim ajo e ka bërë pas publikimit të skandalit me përgjimet ku shpërfaqen dallavere me furnizimin me grurë dhe vaj.
Ajo ka thënë se po tentohet që të cënohet integriteti i saj me informacione të pavërteta.
Postimi i plotë:
Sulmet e vazhdueshme shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme, sepse dëmi që i bëhet opinionit publik, shoqërisë tonë mund të jetë i jashtëzakonshëm.
Tentimet e dështuara për të cënuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vehtes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë.
Prandaj, sot për këtë qëllim, kam dorëzuar padi në Gjykatën Themelore, në Prishtinë, kundër Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu.