Ministria thirrje mërgatës: Shmangni Serbinë kah të vini për Kosovë

Ministria e Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të shmangin pikat e kalimit kufitar në Jarinjë e Merdare, shkaku i protestave dhe bllokadave nga serbët. 

Në një komunikatë për media MPJD ka bërë thirrje tek mërgimtarët që të shfrytëzohen pikat e kalimit kufitar në Mutivodë dhe Dheun e Bardhë apo të shfrytëzohet kufiri i Maqedonisë së Veriut apo ai I Preshevës, shkruan Portali Mërgata. 

Njoftimii plotë:  

INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË ATA QË JANË DUKE UDHËTUAR DREJT #KOSOVËS 

Ju njoftojmë se ne territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Nuk është i sigurtë për momentin as kalimi i veturave. 

Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. 

Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë. 

Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim. /PortaliMërgata/