Ridvan Muharremit, pronarit i furrës/restaurantit “Bukë e zemër”, të cilit sot iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i është publikuar një fotografi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lokalin e tij, ku edhe u prangos dje.
Muharremi po akuzohet për keqpërdorime në rezervat e shtetit.
Në foton e publikuar nga analisiti, Milaim Zeka shihet edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Bisnik Bislimi.
“Po e publikoje nje foto me Ridvanin, ma shume hatri Besnik Bislimit, se diqysh ka marak me qene mbrojtes i te gjitha puneve te VV-se”.
Shikimin e Kryeministrit Kurti, Zeka e ka quajtur “vështrim shqiponjash”.