Milaim Zeka për Vjosa Osmanin: Ajo shkelë mbi kufomat e fëmijëve të vet për interesat e saja

Gazetari i njohur, Milaim Zeka, ka shpërthyer me akuza të rënda ndaj presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka deklaruar se familja e saj dhe e bashkëshortit të presidentes, Prindon Sadriut, në Gjilan, dihet se kanë punuar për SPS-in e Sllobodan Millosheviqit, shkruan Portali Mërgata.

“Ky njeri kur ja ka ngul Fatmir Sejdiut që e ka ngritë në çdo dimension, qoftë përgatitje shkollore, qoftë politike. Kur kjo ja ka kthy shpinën njeriut që e ka pasë si babë politik, qysh ja ka kthy Lulzim Basha – Sali Berishës, kjo është në gjendje me shkelë mbi kufomat e fëmijëve të vet, për interesat e saja të sëmura politike. Për shkak se kjo edhe lukthin që e ka ngushtu, krejt nervoza e lukthit tash i ka shku n’tru”, ka thënë Zeka për lajmi.net.