Mërgimtarja zgjidhet gjyqtare në SHBA, paraqitet me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë

Shqiptarja, Edit Shkreli u betua si gjykatëse në Nju Jork. Ajo është para shqiptare në SHBA që ka një post të tillë.

Në fjalën e saj ajo ka pas saj flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Kujtojmë se në vitin 2011, ajo përfundoi studimet e avokaturës tek New York Law School, duke u diplomuar “Juris Doctor, Cum Laude”.

Pas pak muajsh, ajo ka kaluar me herë të parë një nga provimet më të vështira të licencimit, provimin e Shtetit të New York-ut (“bar exam”).

Edita ka më shumë se tetë (vite që punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains me çështje komerciale, divorci, etj.  Ajo zotëron njohuri të larta juridike.