Mërgimtarja shqiptare fiton garën e bukurisë në Vietnam

Bukuroshja shqiptare, Drita Ziri, është shpallur fituese në kategorinë “Miss Earth 2023”, në Vietnam. 

Në mesin e 85 përfaqësueseve nga e gjithë bota, bukuroshja 18-vjeçare Drita Ziri u shpall fituese, nga ku edhe Shqipëria për herë të parë të fitoi një kurorë të tillë në një garë kaq të madhe. 

Kjo është hera e parë që Shqipëria fiton në një nga 6 konkurset ndërkombëtare të bukurisë. 

Drita Ziri është një prej femrave më të bukura shqiptare, e cila regjistron disa vlerësime në konkurset e bukurisë. Kujtojmë se Drita një vit më parë shkëlqente në “Miss Shqipëria 2022”, duke u kurorëzuar fituese e eventit.