Mërgimtarja prezanton ‘Doktoratën’ në një nga konferencat më të mëdha shkencore në SHBA

Përfshirja në botën e hulumtimit planetar pa dyshim se ishte një ëndërr, për astronomen shqiptare nga Kosova, Pranvera Hyseni.

Ajo para pak ditësh me krenari përfaqësoi hulumtimin e saj të doktoratës në një nga konferencat më të mëdha shkencore në SHBA organizuar nga Shoqata Amerikane Gjeofizike (AGU) në San Francisko.

“Posaçërisht, krenaria më e madhe ishte përfaqësimi i Republikës së Kosovës në këtë ngjarje prestigjioze. Keep pushing boundaries, because your passion can turn dreams into reality. Faleminderit familjes, mentorëve, kolegëve, dhe të gjithë dashamirësve për vlerësimin dhe përkrahjen tuaj”, shprehet Pranvera.

Kujtojmë se Pranvera është kontribuese edhe në vendin e lindjës në Kosovë për fushën e astronomisë, ajo njëherësh është edhe themeluese dhe drejtoreshë e “Astronomy Outreach Kosova”, program me më shumë se 200 pjesëmarrës që punon për të ngjallur interesim për astronominë mes fëmijëve në gjithë Kosovën. Duhet theksuar se shoqata gjithashtu ka dhuruar një shumë të konsiderueshme për të mbështetur ndërtimin e observatorit të parë në Kosovë.