Mërgimtarja e vogël nga Kosova elektrizon sërish publikun zviceran me performancën në piano

Moda Ademi, mërgimtarja e vogël nga Ferizaj ka mahnitur edhe njëherë publikun zviceran me përformancën e saj muzikore në piano.

Ajo është e vetmja shqiptare që ka marrë pjesë në koncertin e mbajtur në Biel Benn, në kantonin e Bernit, duke mahnitur të gjithë me aftësitë e saja në muzikë përkundër moshës së re, shkruan Portali Mërgata.

Si e vetmja shqiptare pjesëmarrëse, kjo natyrisht se është shtysë për Modën dhe familjen e saj në sukseset e mëtutjeshme dhe në avancimin e saj në muzikë. /PortaliMërgata/