Mërgimtarit ia vjedhin veturën, reagon i tërbuar: Fëmijët e mi janë ftohur nga Kosova

Një mërgimtar ka pasur një periudhë fort të hidhur gjatë qëndrimit në Kosovë. 

Të njëjtit i është vjedhur vetura, teksa tha se më pas e njëjta është gjetur mirëpo që më vonë e ka kuptuar se mungonin disa gjëra brenda saj, shkruan Portali Mërgata. 

Ai në një postim në “Marakli Të Kerreve”, thotë se mungonin 680 euro, parfumi dhe disa rroba. 

Një veprim i tillë, thotë se po e ftoh nga vendlindja. 

Denoncimi i plotë i tij: 

Pershendetje per gjdo secilin Marakli .  

Shpresoj qe keni kalu pushime tmira e jeni kthy neper shpija shendosh e mir. 

Me esht vjedh vetura mbrem ne Prishtin rreth ores 02:00 ose ma mir t them nuk e gjeta aty ku e kam parku.. 

Edhe pse asht gjet prap por nje shum parash prej 680€ mungojn , nje parfum , edhe nje qese me tesha te blera ( qe i kam ble gjat dites). 

Shnosh per paret e per teshat .. amo nuk e dij qfar ndjenje duhet me kan per ni mergimtar i cilli po vje nven tvet mi kalu pushimet edhe nin shpesh kso rastesh edhe ma nfund mdodhi vet. 

Kur pi shohin femija dhe pi kuptojn rastet po ftofen ndoshta edhe e ndjejn nji far frike apo ftohtsie .. 

Deri tash kerri asht nregull nuk dij nese ka mi mungu najsen gjat rruges edhe pse e pata te nje mekanik i autorizum i audies ne ferizaj edhe aj mtha se kejt nregull dmth gjithqka ne vend te vet . Jasht asaj mi tregpj mnyrat se si arrijn deri tek vjedhja edhe du me cek qe asht marramendse sa leht pp vjedhshin veturat .. pa thy asni gjam ose asnje gervishje nkerr. /PortaliMërgata/