Një video e postuar në rrjetin social Facebook, tregohet momenti kur një qytetar në Komunën e Suharekës, pa dashje godet veturën e një mërgimtari e cila ishte e parkuar.
Në vendin e ngjarjes kanë rastisur edhe dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë parë nga afër nëse është shkaktuar ndonjë dëm i madh nga goditja, shkruan Portali Mërgata.
Derisa qytetari shihej i stresuar, mërgimtari i cili ishte pronar i veturës së goditur, është parë i qeshur dhe duke ia falur qytetarit goditjen, rrjedhimisht duke mos dashur që rastin ta çojë në polici.
Kjo nuk është hera e parë që mërgimtarët tregohen zemërgjerë me qytetarët në Kosovë, e ndonjëherë duke falur edhe raste si ky.
Për të parë videon klikoni KËTU. /PortaliMërgata/