Biznesmeni nga mërgata, Ukë Blakaj, do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Istogut.
Këtë e ka njoftuar kryetari i partisë, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook, shkruan Portali Mërgata.
Ai, Blakajn e ka quajtur njeri me vlera e të zotin, me sukses të dukshëm në shumë fusha.
Njoftimi i plotë i Haradinajt:
Iu bashkova sot në Istog, deputetit z. Bekë Berisha dhe kryetarit të Aleancës për Gjermani, z. Ukë Blaka në takim me aktivistë të Aleancës në këtë qytet. Gjithashtu, një rast i mirë të takoj aktivist të Aleancës nga diaspora të cilët janë me pushime në atdhe. Njerëz me vlera e të zotë, me suksese të dukshme në shumë fusha.
Me kënaqësi e urova z. Ukë Blaka për shpalljen e kandidaturës për kryetar të Istogut në zgjedhjet e ardhshme lokale!
Shpresoj shumë që puna e përbashkët e gjithë aktivistëve dhe strukturave të Aleancës, do të rezultojë pozitivisht që Istogut dhe gjithë Kosovës t’i kthehet perspektiva për zhvillim dhe për arritje të reja. /PortaliMërgata/